Përbërësit:
• 1 kg mish viçi (i prerë në kubikë)
• 1 qepë
• 2 karrota (të prera rrathë)
• 1 lugë gjelle pastë domate
• 1 lugë gjelle miell
• 1 lugë gjelle kripë (jo shumë e mbushur)
• 1 lugë gjelle spec i kuq
• 1 lugë e mesme hudhër pluhur
• 1 lugë çaji piper i zi
• 1 litër ujë
Përgatitja:
1️⃣ Priteni qepën imët dhe karrotat në rrathë. Mishin ndajeni në copa kubike.
2️⃣ Në një tenxhere, skuqni qepën derisa të zbutet, pastaj shtoni mishin dhe vazhdoni ta skuqni derisa të ndryshojë ngjyrë.
3️⃣ Shtoni miellin dhe përziejeni për 2–3 minuta që të marrë pak ngjyrë.
4️⃣ Shtoni pastën e domates, erëzat dhe ujin. Përziejeni mirë.
5️⃣ Ziejeni në zjarr mesatar për rreth 20 minuta, më pas shtoni karrotat dhe vazhdoni zierjen edhe për 30 minuta të tjera, derisa mishi të bëhet i butë dhe salca të trashet.
🍽️ Shërbehet më së miri me pure patatesh! 🥔
#gjellë #mishviçi #recetashqiptare #kuzhinaearbreshes #receta #ushqimtradicional



